Ish-ministri i Financave: Albin Kurti e ka penguar zhvillimin ekonomik, kryeministrat tjerë do ta zhvillojnë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me ndikimin në ekonomi nga vonesa e formimit të institucioneveqendrore  pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Shatri thotë se çdo vonesë e tillë do të ndikonte negativisht në ekonominë kosovare. “Çdo vonesë e formimit të institucioneve ndikon negativisht. Është periudha e

Ish-ministri i Financave: Albin Kurti e ka penguar zhvillimin ekonomik, kryeministrat tjerë do ta zhvillojnë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me ndikimin në ekonomi nga vonesa e formimit të institucioneveqendrore  pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Shatri thotë se çdo vonesë e tillë do të ndikonte negativisht në ekonominë kosovare.

“Çdo vonesë e formimit të institucioneve ndikon negativisht. Është periudha e operatorëve ekonomik të fillojë, projektet kapitale etj”, thotë Shatri.

Shatri thotë se me Qeverinë Kurti, ekonomia s’ka progres.

Sipas tij, përveç pushtetit të deritanishëm të gjitha të tjerat kishin pasur sukses në zhvillimin ekonomik.

“Nëse Kurti do të bëhet prapë kryeministër, me këtë Qeveri që e ka pas, ma mirë ekonomia e Kosovës mos me pas qeveri të tillë hiç. Me qeveritë e tjera kish pas efekte pozitive në ekonomi”, deklaroi ai.