Ish-ministri i Tregtisë: Shtrenjtimi i rrymës po dëmton qytetarët dhe po favorizon operatorët privatë
Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15% do të favorizojë operatorët privat të energjisë, duke dëmtuar qytetarët. “Ky vendim do të jetë në funksion të operatorëve ekonomik privat që tregtojnë energji elektrike se sa në favor të qytetarëve”, theksoi Mulaj. Sipas Mulajt, më shumë
Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15% do të favorizojë operatorët privat të energjisë, duke dëmtuar qytetarët.
“Ky vendim do të jetë në funksion të operatorëve ekonomik privat që tregtojnë energji elektrike se sa në favor të qytetarëve”, theksoi Mulaj.
Sipas Mulajt, më shumë se 1300 biznese do të kalojnë në tregun e lirë, ku do të blejnë energjinë nga operatorët privatë.
“Mbi 1300 biznese do dalin në tregun e lirë dhe ato biznese që dalin në tregun e lirë, do e blejnë energjinë nga operatorët dhe këto i jepet hapësirë operatorit për të përfituar dhe kështu dëmtohet qytetari. Nëse 1-2 mijë dalin në treg të lirë, pse atëherë duhet ketë rritje të energjisë elektrike”, thotë Mulaj.