Ish-ministri Shatri: Lëvizja “Vetëvendosje” nuk dëshiron ta mbyllë AKP-në, premtim bosh i Kurtit

Ish-ministri i Financave, njëherit edhe ish-anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Haki Shatri, ka folur për “Front Online” lidhur me dështimin e Qeverisë Kurti për të realizuar premtimin e saj për mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ai ka deklaruar se, pavarësisht premtimeve të shumta, AKP-ja ka vazhduar të funksionojë pa ndërprerje.

Ish-ministri Shatri: Lëvizja “Vetëvendosje” nuk dëshiron ta mbyllë AKP-në, premtim bosh i Kurtit


Ish-ministri i Financave, njëherit edhe ish-anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Haki Shatri, ka folur për “Front Online” lidhur me dështimin e Qeverisë Kurti për të realizuar premtimin e saj për mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ai ka deklaruar se, pavarësisht premtimeve të shumta, AKP-ja ka vazhduar të funksionojë pa ndërprerje.

Këtë premtim të Kurtit, Shatri e ka cilësuar si bosh.

“Premtime boshe të kësaj Qeverie, se AKP ka vazhduar punën, ka shpallë shumë runde të privatizimit me dinamikë të njëjtë”, shprehet ai.

Ai ka shtuar se AKP vazhdon të shpallë konkurse për pozita drejtorësh, duke treguar se kjo agjenci do të vazhdojë të funksionojë për shumë vite.

Sipas Shatrit, Lëvizja “Vetëvendosje” s’ka dëshirë të mbyllet kjo agjenci.

“Këta po vazhdojnë me shpallë konkurse për drejtor. AKP do të vazhdojë edhe shumë vite të funksionoj, LVV nuk dëshiron ta mbyll AKP”, deklaroi Shatri.