Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së: Turp për ata që e financojnë Gjykatën Speciale
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Haradinaj ka cilësuar këtë veprim si të gabuar dhe si një dëshmi që tregon se Gjykata Speciale nuk respekton të drejtat themelore të njeriut. “Veprimi

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Haradinaj ka cilësuar këtë veprim si të gabuar dhe si një dëshmi që tregon se Gjykata Speciale nuk respekton të drejtat themelore të njeriut.
“Veprimi i kësaj gjykate është veprim i përsëritur, i gabuar dhe që dëshmon kategorikisht që ata nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut ‘’, tha për Front Online Haradinaj.
Ai ka shtuar se është turp që shtetet që financojnë këtë gjykatë po e mbështesin një Institucion që po i paraqet ato në një dritë shumë negative dhe të poshtër.
“Turp edhe për rata që e financojnë këtë gjykatë sepse po i prezanton në mënyrë shumë të poshtër e të ligë shtetet financuese’’, deklaroi Haradinaj.