Ish presidenti francez Hollande: SHBA nuk është më një aleat, qëndrimet e Trump tregojnë një ‘divorc’ me Evropën
Ish-presidenti francez François Hollande tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara e drejtuar nga Donald Trump nuk është më një aleat. “[Trump] nuk është më një aleat, ai po bashkohet me kundërshtarët tanë,” tha Hollande, paraardhësi i presidentit aktual Emmanuel Macron, në një intervistë me Le Monde të botuar të premten. “Edhe nëse populli amerikan [...]Read More...

Ish-presidenti francez François Hollande tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara e drejtuar nga Donald Trump nuk është më një aleat.
“[Trump] nuk është më një aleat, ai po bashkohet me kundërshtarët tanë,” tha Hollande, paraardhësi i presidentit aktual Emmanuel Macron, në një intervistë me Le Monde të botuar të premten. “Edhe nëse populli amerikan mbetet miqtë tanë, vetë administrata Trump nuk është më aleati ynë.”
Hollande tha se vendimi i Trump për ta quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator”, planet e tij për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin dhe vota e SHBA kundër një projekt-rezolute të OKB-së që dënon pushtimin rus të Ukrainës, të gjitha sinjalizojnë një “divorc” të mundshëm në horizont midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Hollande argumentoi gjithashtu se vizita e Macron në SHBA do të kishte qenë më efektive nëse do të shoqërohej nga liderë të tjerë. I pyetur nëse vizita e Macron kishte dhënë rezultate të kënaqshme, ai tha jo.
Hollande ishte president gjatë vitit 2014 gjatë aneksimit rus të Krimesë dhe, së bashku me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërmjetësoi marrëveshjet e Minskut midis Rusisë dhe Ukrainës. Këto marrëveshje vendosën një armëpushim, por s’e pengoi Putinin të nisë pushtimin e tij në shkallë të plotë tre vjet më parë.
70 vjeçari përmendet shpesh në mesin e kandidatëve të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze, të planifikuara për në vitin 2027./abcnews.al