Ish-zv/guvernatori Gashi: Besnik Bislimi e ktheu dinarin në çështje politike të çuditshme, është e papranueshme

Welcome to Kosova Today

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian takimin e fundit në Bruksel e mbajtën me 25 mars për çështjen e dinarit. Gjatë takimit të 25 marsit, Bislimi tha se propozimet që janë bërë për dinarin janë shumë larg njëra-tjetrës. Ai deklaroi se ka nevojë edhe për një […]

Ish-zv/guvernatori Gashi: Besnik Bislimi e ktheu dinarin në çështje politike të çuditshme, është e papranueshme

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian takimin e fundit në Bruksel e mbajtën me 25 mars për çështjen e dinarit.

Gjatë takimit të 25 marsit, Bislimi tha se propozimet që janë bërë për dinarin janë shumë larg njëra-tjetrës.

Ai deklaroi se ka nevojë edhe për një takim shtesë, i cili do të mbahet gjatë kësaj jave.

Të papranueshme i ka cilësuar veprimet e Qeverisë për çështjen e dinarit, ish-zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi.

Gashi nuk është pajtuar kurrsesi që kjo çështje të diskutohet në Bruksel.

Madje, ai thotë se nuk ka aspak transparencë nga takimet që po realizohen.

“Rregullorja është dhe i vetmi autoritet për këtë çështje është BQK, nuk është Qeveria duhet të lejohet që të implemtohet rregullorja ashtu siç parashihet. Përzierja e Qeverisë dhe kthimi në politikë të çështjeve që janë me Kushtetutë është e papranueshme. Ka jo transparencë të madhe, për asgjë nuk jemi të informuar se çfarë po ndodhë as propozimet as asgjë”, ka deklaruar Gashi.

Ai tha se nuk e ka të qartë se pse Bislimi po shkon në Bruksel kur po deklaron që nuk po diskutohet për rregulloren e BQK.

“Nëse e dëgjon Bislimin thotë që nuk po diskutohet për rregulloren e BQK ai thotë që nuk po diskutohet e pse po shkon nuk po e kemi të qartë”, thotë ai.

Gashi e ka vlerësuar qasjen e Bislimit si politikë të çuditshme të tij.

Ai tregon se si  është dashur të veprojë që të përfundoj kjo situatë.

“Ka hyrë në fuqi me 1 shkurt e ku është ka implementohet nuk ka infrastrukturë është dashur të bëhet në nëntor të 2023 dhe pastaj me nxjerr rregulloren e mos me pas telashe politike. S’po kuptoj asgjë kjo është politikë e çuditshme. BQK me bordin që e kanë nxjerr atë rregullore duhet të kenë plan të veprimit e të merret vendimi secila pikë kur implementohet dhe me përfunduar kjo çështje”, theksoi Gashi.

Se dinari nuk është mjet qarkullues legal në Kosovë është ditur nga 2002, thotë Gashi.

“Pse e lejuan të shkojë në Bruksel kjo çështje dhe në Këshillin e Sigurisë nuk përfshihen me politik. Nga 2002 dihet që dinari nuk është mjet qarkullues legal në Kosovë është përdor por s’ka qenë mjet qarkullimi mes bankave. Bislimi nuk po dinë se ku u hy me këtë temë në Bruksel”, shprehët Gashi për Front Online.

Rregullorja Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka nxitur reagime të shumta.

Ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re, por një gjë e tillë nuk u pranua nga institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryenegociatori Kosov Besnik Bislimi Petar Petkoviq Bashkimit Evropian Bruksel Qeveris Qendrore Fatmir Gashi Madje Rregullorja Qeveria Kushtetut Bislimin Bislimit Siguris Front Online Republik

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryenegociatori Kosov Besnik Bislimi Petar Petkoviq Bashkimit Evropian Bruksel Qeveris Qendrore Fatmir Gashi Madje Rregullorja Qeveria Kushtetut Bislimin Bislimit Siguris Front Online Republik

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online