Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë për spiunazh

Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë për spiunazh
Qeveria italiane ka vendosur dëbimin e dy punonjësve ushtarakë rusë që shërbenin në Ambasadën e Rusisë në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaroi se dy personat janë identifikuar gjatë hetimit të Prokurorisë së Romës si “përgjegjës për aktivitete spiunazhi”.
Sipas njoftimit të Tajanit, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh.
Antonio Tajani ka deklaruar se “Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe sigurinën kombëtare”.
Vendimi i Romës ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Moska. Ministria e Jashtme ruse ka njofruar se do t’i përgjigjet masës së marrë nga Italia, pa bërë të ditur se çfarë forme do të ketë reagimi.
Dëbimi i dy zyrtarëve vjen në një periudhë tensionesh të rritura mes vendeve perëndimore dhe Rusisë, ku çështjet e sigurisë dhe akuzat për ndërhyrje të jashtme kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Me pak fjalë
Italia ka dëbuar dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë, duke akuzuar ata për spiunazh. Vendimi ka nxitur reagim nga Rusia, e cila ka deklaruar se do të përgjigjet me masa të ngjashme.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



