Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve
Çfarë përfshijnë këto pesë referendume? The post Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se më datë 8 dhe 9 qershor, shtetasit italian do të votojnë 5 referendume, të cilët prekin temat e punës dhe shtetësisë (ata të cilët synojnë të natyralizohen në Itali), përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Italianët jashtë vendit, përfshirë ata që jetojnë në Zvicër do ta marrin paketën elektorale që në maj.
Në një njoftim zyrtar, Unia ka mbështetur referendumet dhe i fton në mënyrë të veçabtë italianët që jetojnë në Zvicër dhe punëtorët ndërkufitarë të votojnë.
I gjithë ky plan-program referendumi, ka ardhuru për shkak të pasigurisë në punë dhe vitet e fundit, ku dukuria e largimit nga puna është bërë shumë e lehtë, pa bazë, duke mbizotëruar puna e përkohshme si dhe “siguria” në shumë aspekte është bërë një temë, e cila vetëm përmendet por nuk i kushtohet rëndësi, përcjell tutje albinfo.ch.
Vlen të theksohet se konfederata më e madhe e sindikatave në Gadishullin Italian e quajtur CGIL, që përfshin mbi 5 milionë anëtarë, ka nisur disa referendume që synojnë të shfuqizojnë disa nga rregullat më të dëmshme për punëtorët.
Përveç referendumit për punësim, ai për shtetësinë synon të lehtësojë natyralizimin e popullsisë së huaj.
Të 5 referendumet mbështeten nga një koalicion i gjerë, i cili përfshin sindikata, parti, shoqata dhe organizata të shoqërisë civile. /Albinfo.ch
The post Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve appeared first on Albinfo.