Izet Mexhiti tregon ofertën e fundit për Arben Taravarin
Izet Mexhiti: Ne dëshirojmë Aleancën vetëm si pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të qartë qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale dhe lidhjet me Aleancën për Shqiptarët. Në një deklaratë të tij në emisionin Click Plus, Mexhiti theksoi se partia e Taravarit duhet të […] The post Izet Mexhiti tregon ofertën e fundit për Arben Taravarin appeared first on InfoShqip.com.

Izet Mexhiti: Ne dëshirojmë Aleancën vetëm si pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të qartë qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale dhe lidhjet me Aleancën për Shqiptarët.
Në një deklaratë të tij në emisionin Click Plus, Mexhiti theksoi se partia e Taravarit duhet të marrë përqindjen e saj gjatë ndarjes së kandidatëve, por që për të, është e rëndësishme që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale.
Ai shtoi se fokusi duhet të jetë tek realizimi i platformës së përbashkët të qeverisë dhe i bëri thirrje Aleancës të reflektojë gjatë vendimit që do të marrin. “Aleanca është një pjesë e rëndësishme e VLEN-it, dhe ne dëshirojmë që të vazhdojmë të jemi të bashkuar. Do të reflektojmë dhe të fokusohemi në realizimin e platformës sonë të përbashkët”, tha Mexhiti.
I pyetur se cila do të jetë oferta e fundit për Taravarin, Mexhiti tha se ata janë që VLEN të qëndrojë si unitet, ndërkaq shtoi se nëse ASh del nga VLEN, ose duhet të shkojë vetë në zgjedhje ose të përfundojë në “kthetrat e BDI-së”.
“Për hir të unitetit, për hir të bashkimit, sepse ne jemi të fokusuar te fitorja e radhës. Do të thotë se pjesa e lojës e para ne e kemi fituar, tash është pjesa e dytë e lojës nëse e marrim si futboll dhe e cila nuk ka reprizë. Tash është se kur do t’i fitojë komunat për të dëshmuar legjitimitetin si VLEN dhe mendoj se nuk i kemi komoditetin për t’u matur në mes vete, për të garuar me njëri – tjetrin.
Çfarë thotë oferta?
Mendoj se kemi vlerë, si pjesë e VLEN-it. Në momentin që dalim nga VLEN-i, ne jemi në shërbim të tjetër kujt. O duhet të del vetë Taravari dhe të bëhet faktori i tretë, që është e dëmshme për defaktorizim të votës shqiptare, që nuk besoj se do të jetë vetë, sepse është hapi i parë për ta mjegulluar anëtarësinë e vet sepse fundi do të jetë te kthetrat e Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Mexhiti në ClickPlus.
Sipas tij, bashkëpunimi me BDI-në dhe qëndrimi në qeveri nga ana e Taravarit është në kundërshtim me teorinë politike dhe vlerat e VLEN-it.
Ai theksoi se duhet të qartësohet pozicioni i Taravarit, duke shtuar se “nuk mund të jesh edhe me ne dhe edhe me BDI-në”.
“Uroj që Taravari dhe strukturat e tij të reflektojnë dhe të bëjnë një zgjedhje të qartë. Ne e vlerësojmë kontributin e tyre, por duhet të jemi të qartë: nuk mund të kemi bashkëpunim të dyfishtë”, tha Mexhiti.
The post Izet Mexhiti tregon ofertën e fundit për Arben Taravarin appeared first on