Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi

Akademiku Izet Zeqiri ka komentuar arrestimin e një personi zyrtar në Mavrovë për marrje të ryshfetit. Zeqiri pas këtij rasti thotë se ky shtet mund të bëhet vetëm nëse kontrollohen të gjitha 1370 institucionet shtetërore, të detektohen problematikat dhe të dënohet korrupsioni. Reagimi i plotë: “Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e […] The post Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi appeared first on InfoShqip.com.

Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi

Akademiku Izet Zeqiri ka komentuar arrestimin e një personi zyrtar në Mavrovë për marrje të ryshfetit.

Zeqiri pas këtij rasti thotë se ky shtet mund të bëhet vetëm nëse kontrollohen të gjitha 1370 institucionet shtetërore, të detektohen problematikat dhe të dënohet korrupsioni.

Reagimi i plotë:

“Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi!
E kishin ndaluar dhe arestuar një shef të urbanizmit në Mavrovë për ryshfet shumë mirë të vazhdojm gjithandej…

Në vendin tonë ka 1370 institucione nga të cilët 541 janë në nivel qendrorë dhe 829 institucione janë në nivel lokal, të punësuar në këto institucione janë diku 129.000 persona në nivele të ndryshme.

Ky shtet mundet të bëhet nëse së paku në një institucion ndiqet vetëm një njeri për ryshfet dhe korupcion që do të thotë të prokuroria të ndjek 1370 njerëz nga një njeri të këtyre institucioneve dhe të futen në burg ndryshon puna, fillon të krijohet besimi në institucione dhe njerëzit nuk do ta kuptojnë ryshfetin si mënyrë e të jetuarit dhe të realizimit të drejtave.

Përndryshe do vazhdojmë të bëjmë petulla në ujë!” tha ai.

The post Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi appeared first on