Izraeli do të nisë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Izraeli do t’i fillojë negociatat indirekte me grupin militant palestinez, Hamas për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës këtë javë dhe kërkon demilitarizimin e plotë të enklavës, ka theksuar të martën ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar. Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes duhej të fillonin më 2 shkurt, por zyrtarë [...]Read More...

Izraeli do t’i fillojë negociatat indirekte me grupin militant palestinez, Hamas për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës këtë javë dhe kërkon demilitarizimin e plotë të enklavës, ka theksuar të martën ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes duhej të fillonin më 2 shkurt, por zyrtarë të Katarit, i cili së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë mes palëve, thanë se bisedimet nuk kanë filluar ende zyrtarisht, raporton Reuters.
“Kjo do të ndodhë këtë javë”, tha Saar në një konferencë shtypi në Jerusalem.
Izraeli pati dhënë sinjale të përziera në javët e fundit mbi angazhimin e tij në bisedimet për fazën tjetër të armëpushimit trefazor, i cili hyri në fuqi më 19 janar me qëllimin e deklaruar për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza.