Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë

Izraeli liroi të hënën 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si pjesë e armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit. Ata u transportuan me autobus në Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez.  Tre pengjet e liruar të dielën nga Hamasi mbërritën në Izrael, në ditën e parë të armëpushimit mes ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike […] The post Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë appeared first on Albinfo.

Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë

Izraeli liroi të hënën 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si pjesë e armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit. Ata u transportuan me autobus në Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez.

 Tre pengjet e liruar të dielën nga Hamasi mbërritën në Izrael, në ditën e parë të armëpushimit mes ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës të shkatërruar nga më shumë se 15 muaj luftë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se tre pengjet “kaluan nëpër ferr”.

Mijëra palestinezë të zhvendosur morën rrugën përmes një peizazhi apokaliptik rrënojash për t’u kthyer në shtëpi kur armët ranë në heshtje të dielën në mëngjes. Shumica gjetën vetëm rrënoja. Kamionët e parë me ndihma humanitare hynë në Gaza disa minuta pas fillimit të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, tha të dielën një zyrtar i OKB-së.

 Krahu i armatosur i Hamasit paralajmëroi të dielën se zbatimi i armëpushimit do të varet nga “respektimi i zotimeve” të Izraelit në ditën e parë të armëpushimit dhe nga marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve./RTS

The post Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë appeared first on Albinfo.