Izraeli nis një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të ri tokësor në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të forcave të armatosura operacioni “i kufizuar” në veri të zonës bregdetare synon të krijojë një “zonë tampon” midis veriut dhe jugut të zonës. Trupat tokësore kanë zgjeruar si pjesë të ofensivës edhe kontrollin e tyre në të ashtuquajturin Korridori Netzarim. [...]Read More...

Izraeli nis një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të ri tokësor në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të forcave të armatosura operacioni “i kufizuar” në veri të zonës bregdetare synon të krijojë një “zonë tampon” midis veriut dhe jugut të zonës.

Trupat tokësore kanë zgjeruar si pjesë të ofensivës edhe kontrollin e tyre në të ashtuquajturin Korridori Netzarim. Ky korridor ndan brezin bregdetar në gjysmën veriore dhe atë jugore. Ushtarët izraelitë njoftohet se kanë përparuar deri në mes të korridorit.

Izraeli kishte rifilluar më parë sulmet ajrore, duke thyer kështu armëpushimin që kishte qenë në fuqi që nga mesi i janarit. Gjatë armëpushimit dhjetëra-mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në veri të rajonit bregdetar.