Izraeli njoftoi se po vazhdon të tërheqë trupat e tij nga Rripi i Gazës
Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon tërheqjen e ushtarëve nga Rripi i Gazës, në ditën e katërt të armëpushimit në luftën me Hamasin palestinez. Gjithashtu, ushtria izraelite njoftoi se anëtarët e saj do të fillojnë të tërhiqen nga korridori që ndan Gazën në pjesët veriore dhe jugore të shtunën. Kjo do të mundësojë kthimin e palestinezëve [...]Read More...

Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon tërheqjen e ushtarëve nga Rripi i Gazës, në ditën e katërt të armëpushimit në luftën me Hamasin palestinez.
Gjithashtu, ushtria izraelite njoftoi se anëtarët e saj do të fillojnë të tërhiqen nga korridori që ndan Gazën në pjesët veriore dhe jugore të shtunën.
Kjo do të mundësojë kthimin e palestinezëve të cilëve u ndalohej të shkonin në veri të Rripit të Gazës.
Tërheqja do të fillojë të shtunën vetëm pasi pengjet të mbërrijnë në Izrael, të cilin Hamasi do ta lirojë atë ditë, tha ushtria.
Sakaq, ushtria ka publikuar edhe një video ku thuhet se në të shihen tanke që kalojnë në territorin izraelit nga Rripi i Gazës.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, në fazën e parë që zgjat të paktën gjashtë javë, Izraeli do të tërhiqet nga pjesë të Gazës dhe palestinezët e zhvendosur do të fillojnë të kthehen në vendet e tyre, edhe pse shtëpitë e tyre janë shkatërruar në masë të madhe./abcnews.al