Izraeli pezullon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza
Izraeli ka pezulluar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe ka mbyllur kalimet, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Vendimi u mor gjatë një takimi natën vonë mes së shtunës dhe të dielës, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve. Lëvizja lidhet me refuzimin [...]Read More...

Izraeli ka pezulluar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe ka mbyllur kalimet, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Vendimi u mor gjatë një takimi natën vonë mes së shtunës dhe të dielës, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve.
Lëvizja lidhet me refuzimin e Hamasit për të pranuar të ashtuquajturin ”Plani Witkoff”.
“Izraeli nuk do të lejojë një ndërprerje të armiqësive pa lirimin e pengjeve tanë. Nëse Hamasi vazhdon refuzimin e tij, do të ketë pasoja të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu.
”Me përfundimin e fazës A të marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe pas refuzimit të Hamasit për të pranuar planin e Witkoff për të vazhduar bisedimet – të cilën Izraeli e ka pranuar – kryeministri Netanyahu ka vendosur që, duke filluar nga mëngjesi i sotëm, hyrja e mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës do të ndërpritet”, thuhet në deklaratë.