Izraeli sulm në Gazë, 27 palestinezë të vrarë
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës këtë të hënën u kanë marrë jetën të paktën 27 palestinezë. Izraeli ka kryer sulme të përditshme në Gazë që nga përfundimi i armëpushimit me grupin militant palestinez, Hamas, muajin e kaluar. Po ashtu Izraeli ka ndaluar qasjen e të gjitha importeve, ushqimit dhe produkteve mjekësore [...]Read More...

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës këtë të hënën u kanë marrë jetën të paktën 27 palestinezë.
Izraeli ka kryer sulme të përditshme në Gazë që nga përfundimi i armëpushimit me grupin militant palestinez, Hamas, muajin e kaluar. Po ashtu Izraeli ka ndaluar qasjen e të gjitha importeve, ushqimit dhe produkteve mjekësore në Rripin e Gazës, që nga fillimi i marsit në atë që thotë se është përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet.
Punëtorët humanitarë thonë se furnizimet janë duke u shterur, me shumicën e njerëzve duke ngrënë një vakt në ditë ose më pak.
Ata thonë se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të monitorojë nga afër shpërndarjen e ndihmave dhe do të parandalojë keqpërdorimin e tyre.