Japonia kërkon të përjashtohet nga tarifat e Trump
Japonia i ka kërkuar SHBA-së ta përjashtojë nga tarifat e mëdha për çelikun dhe aluminin. Siç deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, tarifat do të hyjnë në fuqi më 12 mars. “Ne jemi të vetëdijshëm për publikimin e një dekreti presidencial në lidhje me tarifat shtesë për çelikun dhe aluminin (…) i kërkojmë qeverisë amerikane të [...]Read More...

Japonia i ka kërkuar SHBA-së ta përjashtojë nga tarifat e mëdha për çelikun dhe aluminin.
Siç deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, tarifat do të hyjnë në fuqi më 12 mars.
“Ne jemi të vetëdijshëm për publikimin e një dekreti presidencial në lidhje me tarifat shtesë për çelikun dhe aluminin (…) i kërkojmë qeverisë amerikane të përjashtojë vendin tonë nga këto masa,” tha sekretari kryesor i kabinetit Yoshimasa Hayashi.
Të hënën, Trump njoftoi një vendosje të tarifave në nivel global për importet e çelikut dhe aluminit./abcnews.al