Jeta ‘online’ shkëput një në dy të rinj nga jeta reale, tregon studimi italian

Të rinjtë janë gjithnjë e më të lidhur përmes smartphone-ve dhe kompjuterëve, por shpesh edhe më të pasigurt, me vështirësi në komunikimin me miqtë dhe familjen në jetën reale. Sipas një hulumtimi të Doxa për Generatën Z, të porositur nga Lenovo, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, 45 për qind e të […] The post Jeta ‘online’ shkëput një në dy të rinj nga jeta reale, tregon studimi italian appeared first on Albinfo.

Jeta ‘online’ shkëput një në dy të rinj nga jeta reale, tregon studimi italian

Të rinjtë janë gjithnjë e më të lidhur përmes smartphone-ve dhe kompjuterëve, por shpesh edhe më të pasigurt, me vështirësi në komunikimin me miqtë dhe familjen në jetën reale.

Sipas një hulumtimi të Doxa për Generatën Z, të porositur nga Lenovo, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, 45 për qind e të rinjve në Itali ndjejnë një shkëputje midis jetës online dhe offline, që ka ndikim në mirëqenien mendore dhe marrëdhëniet e tyre, përcjell albinfo.ch.

Lenovo ka realizuar një eksperiment social duke përdorur AI dhe teknologjitë më të avancuara për të krijuar dy avatarë interaktivë 3D që mund të përfaqësojnë dixhitalisht dy të rinj dhe të zhvillojnë biseda me të dashurit e tyre për tema që rinjtë kishin vështirësi t’i diskutonin drejtpërdrejt me ta.

Të dhënat që dalin janë se një i ri nga dy në Itali ndjen një shkëputje ose lufton me një shkëputje mes jetës online dhe offline. Kjo shpeshherë shkakton ankth, vetmi dhe izolim. Qëllimi është të përdorim teknologjinë për të krijuar një urë mes brezave dhe për të promovuar një ndryshim pozitiv përmes saj,” ka theksuar Pietro Parodi, PR i kompanisë në fjalë.

 

 

 

The post Jeta ‘online’ shkëput një në dy të rinj nga jeta reale, tregon studimi italian appeared first on Albinfo.