“Jetim dhe i birësuar?”, Ndjekësi ndan historinë e trishtë të Gjestit
Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të diskutuara në reality show-t shqiptare. Karizma dhe sinqeriteti i tij gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova (BBVK) i siguroi dashurinë e publikut, por largimi i papritur nga kjo shtëpi dhe hyrja surprizë në Big Brother VIP Albania […]

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të diskutuara në reality show-t shqiptare. Karizma dhe sinqeriteti i tij gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova (BBVK) i siguroi dashurinë e publikut, por largimi i papritur nga kjo shtëpi dhe hyrja surprizë në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4) kanë bërë që ai të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.
Një detaj i pazbuluar më parë nga jeta e Gjestit, që ka dalë në pah së fundmi, ka emocionuar thellësisht fansat e tij. Ai është rritur jetim dhe ka qenë nën kujdesin e një çifti që e kanë adoptuar dhe mbështetur si fëmijën e tyre, shkruan Iconstyle.
Kjo pjesë e re e jetës së tij ka thelluar lidhjen e tij me publikun, që tani e sheh Gjestin jo vetëm si një konkurrent të fortë, por edhe si një individ me një histori frymëzuese.