Jo vetëm në Vërmicë, qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll edhe në pikë-kalimet e tjera kufitare

Welcome to Kosova Today

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Megjithatë, pritet që Vërmica të mos jetë pikë kalimi kufitar i vetëm ku qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë më procedura të përshpejtuara. Kështu […]

Jo vetëm në Vërmicë, qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll edhe në pikë-kalimet e tjera kufitare

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Megjithatë, pritet që Vërmica të mos jetë pikë kalimi kufitar i vetëm ku qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë më procedura të përshpejtuara.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj përmes një postimi në rrjetin social X.

Ai bëri të ditur se për të lehtësuar turizmin po punohet edhe për rishikimin e protokolleve te tjera në pike kalimet kufitare si ajo në Valbonë, Shishtavec dhe në zona të tjera turistike.

Malaj ndër tjerash, potencoi se nuk do të lënë mënjanë edhe masat për ta luftuar krimin ndërkufitar.

“Po punohet për rishikimin e protokolleve të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën si pika e kalimit kufitar në Valbonë, pika e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm” – shkroi ai, përcjell klankosova.tv

Ndryshe, protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Qytetar Kosov Shqip Megjithat Petrit Malaj Valbon Shishtavec Ndryshe Tiran Brendsh Xhelal Taulant Balla

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Qytetar Kosov Shqip Megjithat Petrit Malaj Valbon Shishtavec Ndryshe Tiran Brendsh Xhelal Taulant Balla

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online