Joseph: Haradinaj në Uashington për të ngritur angazhimin e Kosovës në NATO
Profesori universitar, Edward Joseph, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Takimi zuri vend në Uashington, aty ku të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Donald Trump, shkruan IndeksOnline. Haradinaj dhe Joseph u takuan për kafe, teksa ky i fundit u shpreh i lumtur për këtë gjë. Duke

Profesori universitar, Edward Joseph, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Takimi zuri vend në Uashington, aty ku të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Donald Trump, shkruan IndeksOnline.Haradinaj dhe Joseph u takuan për kafe, teksa ky i fundit u shpreh i lumtur për këtë gjë.
Duke publikuar një fotografi të përbashkët, Joseph u shpreh se Haradinaj po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur çështjen e Kosovës në NATO.
“Tete-a-tete i mrekullueshëm me Ramush Haradinajn, këtu në Uashington. Erdhi për inaugurimin, por Ramushi po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur angazhimin e Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së në Ballkan, ndërsa presidenti Trump merr detyrën”, shkroi Joseph.
Great tete a tete with Ramush Haradinaj here in Washington. Here for the inaugural, Ramush is meeting key officials, raising Kosovo, NATO and US engagement in the Balkans with key officials as President Trump takes office.
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) January 21, 2025