Joseph me këshilla pas zgjedhjeve: Ju duhet ShBA-ja në krah
Edward Joseph, profesor amerikan, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, të cilat përfunduan me 9 shkurt. Në një artikull të Financial Times, ku u kritikua gjuha e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës, Joseph ka dhënë një opinion, që mund të konsiderohet edhe si këshillë ndaj Kosovës. “Nëse duan marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të duhet të kenë

Edward Joseph, profesor amerikan, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, të cilat përfunduan me 9 shkurt.
Në një artikull të Financial Times, ku u kritikua gjuha e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës, Joseph ka dhënë një opinion, që mund të konsiderohet edhe si këshillë ndaj Kosovës.
“Nëse duan marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të duhet të kenë parasysh se çfarë diktojnë interesat strategjike të Kosovës…Ky është një vend i vogël me një fqinj shumë më të madh armiqësor në Serbi, i cili ka mbështetje nga Rusia, Kina dhe madje edhe Irani…Ju duhet SHBA në krah. Është një realitet strategjik” – ka thënë Joseph.