Joz Marku vazhdon ngacmimet ndaj Gjestit, thotë se ka gati këngën e re duke publikuar fotografi nga studio
Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë nisur me projektet e tyre dhe angazhimet, marrë parasysh se kanë qenë të izoluar për disa muaj. Ka qenë fituesi i këtij edicioni, Gjesti, i cili paralajmëroi një këngë të re përmes rrjeteve sociale. E më pas ishte edhe Egli Tako që bëri të ditur se po…

Ka qenë fituesi i këtij edicioni, Gjesti, i cili paralajmëroi një këngë të re përmes rrjeteve sociale.
E më pas ishte edhe Egli Tako që bëri të ditur se po vjen me projekt të ri, e që u tha se mund të jetë një bashkëpunim mes të dyve.
View this post on Instagram
A post shared by GJESTI (@gjestt)
Krahas gjithë kësaj, për këngë të reja duket se po punon edhe ish-konkurrenti Joz Marku.
Në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory, ai shkroi: “Gati?”.
Mbase kjo mund të jetë edhe një ‘thumb’ për Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha në formatin e lartpërmendur.
Në momentin që doli, Jozi e goditi me shuplakë dhe e gjuajti në tokë këngëtarin pejan.
Kjo situatë bëri bujë të madhe dhe u dënua nga të gjithë ky veprim i jashtëzakonshëm.