Kadrijaj: Kosova është një vend i sanksionuar, BE-ja duhet të arrijë konsensus për të hequr masat

Deputetja e rizgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, është prononcuar për “Front Online” lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. Sipas Kadrijajt, mungesa e konsensusit brenda BE-së është një faktor kyç që pengon zgjidhjen e situatës. “Kur janë vendosur masat kanë qenë disa kushte që Kosova të punoj në drejtimin për deeskalimin e

Kadrijaj: Kosova është një vend i sanksionuar, BE-ja duhet të arrijë konsensus për të hequr masat


Deputetja e rizgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, është prononcuar për “Front Online” lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kadrijajt, mungesa e konsensusit brenda BE-së është një faktor kyç që pengon zgjidhjen e situatës.

“Kur janë vendosur masat kanë qenë disa kushte që Kosova të punoj në drejtimin për deeskalimin e situatës në Veri. Ishte paralajmëruar Kurti që nëse tenton të nxitë konflikt dhe nuk do të hiqen. Kosova është vend i sanksionuar. Po kërkohet një konsensus nga të gjitha vendet e BE-së dhe e kemi parë se nuk ekziston një konsensus”, tha ajo.

Ajo theksoi se Qeveria Kurti ka dështuar të përmbushë kërkesat e BE-së dhe duhet të veprojë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë për të arritur një zgjidhje të drejtë për Kosovën.

“Qeveria Kurti lë pak për të dëshiruar, se kur janë zbutur qëndrimet e BE-së, Qeveria ka marr veprim tjetër. Ne duhet të veprojmë në koordinim me aleatët tanë që në mënyrë që të kemi qasje të drejtë. Kjo situatë i shkon për shtati Serbisë dhe jo Kosovës dhe ne duhet të punojmë në koordinim me aleatët tanë”, thotë Kadrijaj.