Kadrijaj: Qeveria po i bën favore Serbisë me politikën e jashtme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se këto kontrata nuk kanë sjellë asnjë përfitim konkret për vendin. ‘’Nëse bëhet një kontratë lobuese prej qindra-mijëra euro, së paku duhet të i sjellet ndonjë njohje Kosovës, ndonjë benefit Kosovës, apo anëtarësim.’’ thotë ajo.

Kadrijaj: Qeveria po i bën favore Serbisë me politikën e jashtme


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se këto kontrata nuk kanë sjellë asnjë përfitim konkret për vendin.

‘’Nëse bëhet një kontratë lobuese prej qindra-mijëra euro, së paku duhet të i sjellet ndonjë njohje Kosovës, ndonjë benefit Kosovës, apo anëtarësim.’’ thotë ajo.

Kadrijaj ka përmendur se shumë nga individët që kanë përfituar nga këto kontrata ‘’lobuese’’ janë lidhur ngushtësisht me njerëz të afërt të Donika Gërvallës dhe përkrahës të pushtetit, duke shtuar se këto kontrata janë bërë për të përfituar vetëm ata që mbështesin pushtetin, dhe jo për të sjellë dobi për Kosovën.

‘’E dijmë me emra ato që i kemi parë shumë shpesh në Parlament që iu kanë dalur njerëzve të afërt të Donika Gërvallës, shoqeve të saj, njerëzve të pushtetit, janë bërë për përfitime të njerëzve që përkrahën pushtetin por jo për të sjellur dobi për Kosovën’’ deklaron deputetja e AAK-së për FrontOnline.

Ajo ka kritikuar politikën e jashtme të Qeverisë, duke thënë se Kosova është “e sanksionuar e veçmas për shkak të prishjes së raporteve me aleatët.

‘’Kosova tash është e sanksionuar e veçmas për shkak të prishjes së raporteve, dhe mos koordinimi i kësaj Qeverie ka ndikuar në këtë’’ tha ajo.

Deputetja e AAK-së ka paralajmëruar rrezikun e përfshirjes së Kosovës në anime politike dhe ka theksuar se kjo është e dëmshme për vendin.

“Duke parë politikën e Trumpit në politikën e jashtme dhe duke e parë pozicionin dhe situatën tonë, po ashtu pozicionin e pushtetit krah një lideri tjetër kjo paraqet rrezik, ne nuk duhet të përfshihemi në anime politike, dhe kjo e dëmton rëndë Kosovëne dhe do të dalin aludime se kjo Qeveri po i bën favore Serbisë,” përfundoi ajo.