Kajtazi: Kamionët ushtarakë, që i mori FSK-ja nga Gjermania – mund të përdoren edhe si kundërajrorë

Welcome to Kosova Today

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka folur për kamionët të tipit “Rheinmetall”, të  cilët Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i mori si donacion nga Gjermania këtë të enjte. Kajtazi tha se këto mjete të cilat i ka marrë sot FSK-ja, përveç që mund të përdoren për transport, mund të shërbejnë edhe si kundërajrorë. “Pajisja […]

Kajtazi: Kamionët ushtarakë, që i mori FSK-ja nga Gjermania – mund të përdoren edhe si kundërajrorë

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka folur për kamionët të tipit “Rheinmetall”, të  cilët Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i mori si donacion nga Gjermania këtë të enjte.

Kajtazi tha se këto mjete të cilat i ka marrë sot FSK-ja, përveç që mund të përdoren për transport, mund të shërbejnë edhe si kundërajrorë.

“Pajisja e FSK-së me këtë mjet është e rëndësishme për faktin se është një mjet modern, i cili përpos që shërben për transport, mund të shërbejë edhe si kundërajrorë. Kjo është rëndësia kryesore e gjithë kësaj ndërmarrjeje”.

“Në fushën e pajisjes me armatim të një ushtrie duhet të kihet kujdes me standardin, të ruhet standardi dhe kur të vendosësh që ta futësh në përdorim një pajisje, së pari ajo pajisje përpos që duhet t’i përgjigjet nevojave të ushtrisë, ajo duhet ta ketë edhe një standard”, tha Kajtazi për Klan Kosova.

Më tej, ai tha se Kosova pretendon që të hyjë në NATO dhe ushtria e Kosovës deri më tani është e pajisur me armatim brenda standardeve të NATO-s, por ka një laramani që sipas tij, Kosovës si shtet nuk i konvenon.

“Armatimi që është në kuadër të FSK-së ka një laramani, është nga Turqia, nga ShBA-ja, nga Gjermania e vende të tjera, por kjo pastaj paraqet problem edhe operacional por edhe të përmbajtjes”, tha ai.

Gjermania sot ia ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës pesë kamionë të tipit “Rheinmetall”, të cilët kapin vlerën e 2.7 milionë eurove.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Eksperti Fadil Kajtazi Rheinmetall Forca Siguris Kosov Gjermania Pajisja Kosova Armatimi Turqia

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Eksperti Fadil Kajtazi Rheinmetall Forca Siguris Kosov Gjermania Pajisja Kosova Armatimi Turqia

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online