Kanadaja mban zgjedhje në prill/ Carney kërkon mandatin: Trump të pranojë sovranitetin tonë

Kanadaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 28 prill. Kryeministri i ri kanadez Mark Karnei shpërndau parlamentin dhe kërkoi një mandat të plotë për të menaxhuar kërcënimin që tarifat e Presidentit të SHBA Donald Trump paraqesin për ekonominë. Carney njoftoi se do të ketë një fushatë zgjedhore pesë-javore përpara votimit muajin e ardhshëm. [...]Read More...

Kanadaja mban zgjedhje në prill/ Carney kërkon mandatin: Trump të pranojë sovranitetin tonë

Kanadaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 28 prill. Kryeministri i ri kanadez Mark Karnei shpërndau parlamentin dhe kërkoi një mandat të plotë për të menaxhuar kërcënimin që tarifat e Presidentit të SHBA Donald Trump paraqesin për ekonominë.

Carney njoftoi se do të ketë një fushatë zgjedhore pesë-javore përpara votimit muajin e ardhshëm. Liberalët në pushtet ishin dukur të përgatitur për një humbje historike në zgjedhje këtë vit derisa Trump shpalli një luftë tregtare.

Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i SHBA dhe ka vendosur tarifa ndaj fqinjit verior. Sulmet pothuajse të përditshme të Trump ndaj sovranitetit të Kanadasë kanë zemëruar kanadezët dhe kanë çuar në një rritje të nacionalizmit kanadez që ka forcuar shifrat e sondazheve liberale.

Gjatë një konference me gazetarët Carney tha se ai mund ta përballojë presionin e Trump dhe kërkoi nga presidenti amerikan që ai ta pranojë sovranitetin e Kanadasë. Lideri i liberalëve tha se lufta e tarifave është nga më të rëndësishmet e epokës që po jetojmë. Partitë do të jenë në garë për 343 vende apo zona në Dhomën e Komunave do të zgjasë 37 ditë.

Edhe pse disa parti marrin pjesë në zgjedhje, Liberalët dhe Konservatorët janë dy të vetmet që kanë një shans për të formuar një qeveri. Partia që komandon shumicën në Parlament, qoftë e vetme ose me mbështetjen e një partie tjetër, do të formojë qeverinë e ardhshme dhe kreu i saj do të jetë kryeministër.

Carney zëvendësoi Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar, por mbeti në pushtet derisa Partia Liberale zgjodhi një udhëheqës të ri më 9 mars. / abcnews.al