Kanali i Panamasë/ Presidenti i përgjigjet Trump: Është i yni

Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj shkurt dhe prerë Donald Trump, mbi pretendimet e tij për të marrë Kanalin e Panamasë. “Bëhu serioz!” – tha ai nga samiti i Davos në Zvicër. Mulino nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera pasi foli në një seancë paneli që trajtonte “gabimet” e Amerikës Latine në [...]Read More...

Kanali i Panamasë/ Presidenti i përgjigjet Trump: Është i yni

Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj shkurt dhe prerë Donald Trump, mbi pretendimet e tij për të marrë Kanalin e Panamasë.

“Bëhu serioz!” – tha ai nga samiti i Davos në Zvicër.

Mulino nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera pasi foli në një seancë paneli që trajtonte “gabimet” e Amerikës Latine në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në resortin zviceran.

Në fjalimin e tij të inaugurimit të hënën, Trump përsëriti aspiratën e tij që Shtetet e Bashkuara të merrnin përsëri kanalin, i cili është një rrugë kyçe për transportin botëror.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme se kur dhe si synonte të rimerrte kanalin por më parë ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake, duke marrë kritika vendet e Amerikës Latine.

Mulino tha pas inaugurimit të Trump se Panamaja e ka administruar kanalin me përgjegjësi për tregtinë botërore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në Davos Mulino përsëriti qëndrimin e qeverisë, duke thënë se ajo hodhi poshtë në tërësinë e saj gjithçka tha Trump, së pari sepse ishte false dhe së dyti sepse Kanali i përket Panamasë dhe do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë.

Shtetet e Bashkuara ndërtuan kryesisht kanalin dhe administruan territorin përreth kalimit për dekada.

Por SHBA dhe Panamaja nënshkruan një sërë marrëveshjesh në vitin 1977 që hapi rrugën për kthimin e kanalit në kontrollin e plotë të Panamasë. Shtetet e Bashkuara e dorëzuan atë në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.

/ abcnews.al