Kapen afër 600 unaza të fshehura nën ulëset e makinës në Bllacë!

Kapen afër 600 unaza të fshehura nën ulëset e makinës në Bllacë!

Zyrtarët doganorë të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllacës kanë parandaluar një tentativë të kontrabandës me stoli argjendi gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti në hyrje të vendit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, doganierët zbuluan 595 unaza argjendi me një peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh. Malli i padeklaruar me vlerë të konsiderueshme ishte fshehur posaçërisht nën ulëset e automjetit, me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve dhe taksave doganore, përcjell INA.

Sipas njoftimit zyrtar, e gjithë sasia e stolive është konfiskuar menjëhreë nga autoritetet, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit do të iniciohet procedura përkatëse ligjore. Rasti është dokumentuar plotësisht përmes kamerave trupore me të cilat janë të pajisur zyrtarët doganorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.