“Katastrofa 3 000-vjeçare’ po merr fund? Trump paralajmëron hapa pozitivë drejt armëpushimit në Gaza

SHBA– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Izraeli ka rënë dakord për një linjë fillestare tërheqjeje pas negociatave mbi armëpushimin në Gaza dhe se ky propozim i është paraqitur grupit militant palestinez, Hamas. Ai theksoi  se sapo Hamas të konfirmojë marrëveshjen, një armëpushim do të hyjë në fuqi menjëherë, duke rezultuar në një shkëmbim [...]Read More...

“Katastrofa 3 000-vjeçare’ po merr fund? Trump paralajmëron hapa pozitivë drejt armëpushimit në Gaza

SHBA– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Izraeli ka rënë dakord për një linjë fillestare tërheqjeje pas negociatave mbi armëpushimin në Gaza dhe se ky propozim i është paraqitur grupit militant palestinez, Hamas.

Ai theksoi  se sapo Hamas të konfirmojë marrëveshjen, një armëpushim do të hyjë në fuqi menjëherë, duke rezultuar në një shkëmbim pengjesh dhe të burgosurish.

““Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ia kemi treguar dhe ndarë me Hamasin. Kur Hamasi ta konfirmojë, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë, do të fillojë shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën e ardhshme të tërheqjes, që do të na çojë afër përfundimit të kësaj katastrofe 3,000 vjeçare. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”,  shkruan Donald Trump në “Truth”/abcnews.al