Katër fluturime u anuluan sot në Aeroportin “Adem Jashari”
Sot u anuluan katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu konformoi Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, e cila theksoi se dukshmëria ka qenë shumë e ulët edhe sot shkak i mjegullës. “38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar katër

Sot u anuluan katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kështu konformoi Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, e cila theksoi se dukshmëria ka qenë shumë e ulët edhe sot shkak i mjegullës.
“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar katër fluturime deri me tani. Dukshmëria ka qene nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara. /FrontOnline/