Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush, në Gjakovë. Lajmi është konfirmuar nga zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të lënduar. “Sot, në fshatin Vogovë (afër pikës kufitare Qafë Prush), ka

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush, në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të lënduar.

“Sot, në fshatin Vogovë (afër pikës kufitare Qafë Prush), ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar rëndë katër persona. Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve. Më tej, ata theksuan se janë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente dhe për të siguruar mbështetje për qytetarët e Gjakovës.

Gjendja e personave të lënduar dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.