Katër të vrarë në një sulm ajror në qendër të Kievit

Katër persona u vranë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës, raporton BBC. Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth kryeqytetit ukrainas. Autoritetet paralajmëruan për një kërcënim me raketa balistike dhe u kërkuan banorëve të shkonin për strehim. Videot e postuara në internet treguan një [...]Read More...

Katër të vrarë në një sulm ajror në qendër të Kievit

Katër persona u vranë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës, raporton BBC. Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth kryeqytetit ukrainas.

Autoritetet paralajmëruan për një kërcënim me raketa balistike dhe u kërkuan banorëve të shkonin për strehim.

Videot e postuara në internet treguan një makinë në flakë dhe ujë që vërshonte në një rrugë. Ky është sulmi i dytë fatal në Kiev këtë muaj./abcnews.al