KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se me miratimin unanim të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe dhënien e betimit nga deputetët, është bërë një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Edhe pse raporti nuk përfshin dorëheqjet formale, në procesverbal janë përfshirë deklarimet verbale të Kryeministrit dhe

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se me miratimin unanim të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe dhënien e betimit nga deputetët, është bërë një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe pse raporti nuk përfshin dorëheqjet formale, në procesverbal janë përfshirë deklarimet verbale të Kryeministrit dhe ministrave në detyrë, të cilat u përdorën si bazë për tejkalimin e situatës – një zgjidhje kjo e diskutueshme politikisht por e paqartë juridikisht. Megjithatë, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit – hapi më thelbësor në konstituimin e Kuvendit – nuk u realizua. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme, dhe seanca u pezullua”.

KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive.

“Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për të siguruar një shumicë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Zvarritja e mëtejshme e këtij procesi jo vetëm që dëmton funksionimin e institucioneve, por rrezikon të thellojë edhe më tej krizën politike dhe institucionale”, shkruajnë nga KDI

KDI rikujton se funksionalizimi i Kuvendit është parakusht për të gjitha zhvillimet tjera demokratike në vend, përfshirë formimin e Qeverisë.