Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën

Welcome to Kosova Today

Një në tre britanikë vuan nga gjumi i dobët, ndërkaq ushqimet si çokollata dhe tosti mund të jenë pjesë e problemit Ekipi nga sajti i fitnesit dhe shëndetit “Vivotion” ka përpiluar një listë me ushqimet që na bëjnë të lodhur dhe zemërak. Gjumi i dobët mund ta rritë rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe […] The post Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën appeared first on Telegrafi.

Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën

Një në tre britanikë vuan nga gjumi i dobët, ndërkaq ushqimet si çokollata dhe tosti mund të jenë pjesë e problemit

Ekipi nga sajti i fitnesit dhe shëndetit “Vivotion” ka përpiluar një listë me ushqimet që na bëjnë të lodhur dhe zemërak.

Gjumi i dobët mund ta rritë rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por edhe ta dëmtojë sistemin e imunitetit dhe të ketë efekt negativ në shëndet mendor.

Megjithatë, shmangia e ushqimeve të caktuara para se të flini mund t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë dhe të keni gjumë kualitativ, transmeton Telegrafi.

Çokollata

Sasia e kafeinës që gjendet në çokollatë nuk ju lë të flini gjatë natës, prandaj më mirë ta shmangni.

Buka e bardhë

E mbushur me sheqer të përpunuar, një rriskë e kësaj buke para gjumi nënkupton se do të jeni plot energji. Më mirë të hani bukë të zezë.

Ushqimet djegës

Këto ushqime e rrisin qarkullimin e gjakut dhe e rrisin temperaturën e trupit kur në të vërtetë duhet të normalizohet para se të flini.

Djathi

Ka kimikal në djathë i cili e nxitë trurin të punojë më shumë sesa ç’duhet, që nënkupton se e keni më vështirë të flini.

Lexo po ashtu Shtatë gjërat befasuese që mund të prishin ciklin e gjumit

Pasta

Një pjatë e mbushur me karbohidrate e aktivizon sistemin e energjisë së trupit dhe ju do ta keni më vështirë të flini.

Pemët e thata

Pemët e thata janë të mbushura me fibra dhe sheqer natyral, prandaj ky është lajm i keq për gjumin tuaj. Fibrat i shkaktojnë presion sistemit të tretjes, ndërkaq sheqeri assesi nuk bën. /Telegrafi/

The post Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën appeared first on Telegrafi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ekipi Vivotion Gjumi Megjithat Telegrafi Sasia Ushqimet Djathi Shtat Pasta Fibrat

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ekipi Vivotion Gjumi Megjithat Telegrafi Sasia Ushqimet Djathi Shtat Pasta Fibrat

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online