Kërcënojnë rebelët Houthi: Rinisim sulmet nëse Izraeli nuk lejon ndihmat humanitare në gaza

Rebelët Houthi do të rifillojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në zonën detare rreth Jemenit nëse dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nuk rifillon brenda katër ditëve të ardhshme, paralajmëroi lideri i tyre. “Nëse armiku izraelit vazhdon, pas katër ditësh, të parandalojë hyrjen e ndihmave (humanitare) në Rripin e Gazës (…), atëherë ne do [...]Read More...

Kërcënojnë rebelët Houthi: Rinisim sulmet nëse Izraeli nuk lejon ndihmat humanitare në gaza

Rebelët Houthi do të rifillojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në zonën detare rreth Jemenit nëse dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nuk rifillon brenda katër ditëve të ardhshme, paralajmëroi lideri i tyre.

“Nëse armiku izraelit vazhdon, pas katër ditësh, të parandalojë hyrjen e ndihmave (humanitare) në Rripin e Gazës (…), atëherë ne do të rifillojmë operacionet tona detare kundër armikut izraelit”, tha udhëheqësi i lëvizjes së mbështetur nga Irani, Abdel Malek al-Houthi, në një fjalim televiziv.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, Houthi, në shenjë solidariteti me palestinezët, kanë lëshuar dhjetëra raketa dhe drone kundër territorit izraelit dhe anijeve që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin, në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata ndaluan sulmet e tyre pasi armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar./abcnews.al