Mediat e huaja jehonë kualifikimit në finale të Shqipërisë në Eurovision 2025

Mbrëmjen e djeshme, 13 maj, u zhvillua në Bazel të Zvicrës gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025. Nata e parë e edicionit të 69-të të Festivalit të Këngës dhuroi spektakël. Mbrëmjen e së martës në skenë performuan 15 vende, ku vetëm 10 prej tyre u kualifikuan në finalen e 17 Majit. Mes vendeve triumfuese ishte […] The post Mediat e huaja jehonë kualifikimit në finale të Shqipërisë në Eurovision 2025 appeared first on InfoShqip.com.

Mediat e huaja jehonë kualifikimit në finale të Shqipërisë në Eurovision 2025

Mbrëmjen e djeshme, 13 maj, u zhvillua në Bazel të Zvicrës gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025. Nata e parë e edicionit të 69-të të Festivalit të Këngës dhuroi spektakël.

Mbrëmjen e së martës në skenë performuan 15 vende, ku vetëm 10 prej tyre u kualifikuan në finalen e 17 Majit. Mes vendeve triumfuese ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm.”

Shqipëria në finalen e Eurovision 2025 tërhoqi vëmendje jo vetëm për mediat vendase, por dhe ato ndërkombëtare. Media italiane, “Tg com 24”, shkruan se Shqipëria po bën përpjekje për të siguruar një nga dhjetë vendet në finale ndërsa thekson se renditja më e mirë ishte në vitin 2012 ku u pozicionuam në vendin e pestë.

Edhe mediat greke i kanë kushtuar artikuj, performancës së “Shkodrës Elektronike” në Eurovision 2025. “Skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga “flakët”, në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ, me paraqitjen e Shqipërisë. Ndriçimi dhe tymi, të kombinuara me koreografinë e thjeshtë në skenë, krijuan një përvojë të veçantë që shkëputej nga rutina e zakonshme e Eurovisionit”, ka shkruar “Protothema”.

Publiku në stadium e priti me entuziasën dhe emosion performancën, ndërsa “Zjerm” u bë shpejt një trend në mediat sociale

“Zjerm” u soll nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, dy shqiptarë me origjinë nga Shkodra që ka krijuar dhe “Shkodra Elektronike”, por që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali, ku veç të tjerash merren dhe me muzikë.

The post Mediat e huaja jehonë kualifikimit në finale të Shqipërisë në Eurovision 2025 appeared first on