Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili dyshohet për veprën “vjedhje”. Në një postim në rrjetin social në Facebook, policia ka bërë publike fotografinë e të dyshuarit. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do

Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili dyshohet për veprën “vjedhje”.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, policia ka bërë publike fotografinë e të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.