Kërkohet paraburgim për katër “pelegrinët” serbë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të dyshuar, me inicialet B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të gjithë të nacionalitetit serb. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, […] The post Kërkohet paraburgim për katër “pelegrinët” serbë appeared first on Albinfo.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të dyshuar, me inicialet B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të gjithë të nacionalitetit serb.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, më 5 prill 2025, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për armët duke mbajtur në pronësi armë të ftohta – një sopatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë.
Mjetet e mprehta janë gjetur nga zyrtarët policorë gjatë një kontrolli në një veturë të tipit Toyota me ngjyrë hiri, e cila drejtohej nga i dyshuari B.R., pasi ky i fundit ishte ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në zonën e kufizuar. Gjatë kontrollit, të pandehurit kishin deklaruar se nuk posedonin ndonjë objekt të paligjshëm dhe kishin shprehur gatishmëri për kontroll të automjetit.
Pas kontrollit të kryer nga policia, armët e ftohta janë zbuluar brenda automjetit, të cilat të dyshuarit pretendohet t’i kishin mbajtur gjatë një vizite të organizuar në disa prej manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
The post Kërkohet paraburgim për katër “pelegrinët” serbë appeared first on Albinfo.