Këta janë dy policët që dyshohet se i kërkuan para një qytetari për ta shpëtuar nga gjoba
Dy zyrtarë policorë në Pejë janë arrestuar dhe ndaluar me vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Klankosova.tv, mëson nga burimet e saj, se të arrestuarit që dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë, janë Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani. Të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e

Dy zyrtarë policorë në Pejë janë arrestuar dhe ndaluar me vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Klankosova.tv, mëson nga burimet e saj, se të arrestuarit që dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë, janë Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani.
Të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në rrjedhën e hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tyre.