Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së
Bazuar në rezultatet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka marrë më së shumti vota, ose 150 mijë e 294 vota. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë 85 mijë e 293 vota. Krasniqi pasohet nga Uran Ismaili, i

Bazuar në rezultatet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka marrë më së shumti vota, ose 150 mijë e 294 vota.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë 85 mijë e 293 vota. Krasniqi pasohet nga Uran Ismaili, i cili ka marrë gjithsej 37 mijë e 17 vota.
Pas tij renditet nënkryetarja Vlora Çitaku e cila ka marrë 34 mijë e 805 vota.
Sala Jashari ka marrë 32 mijë e 52 vota, Enver Hoxhaj, 28 mijë e 497, Perparim Gruda 27 mijë e 4 vota e Jakup Nura 26 mijë e 635.
Deputetja e legjislaturës së kaluar ka marrë Ganimete Musliu ka marrë 26 mijë 293.
Pas saj renditen Rrahman Rama i cili ka marrë 25 mijë e 532 vota, Nait Hasani që ka marrë 24 mijë e 162, Mërgim Lushtaku 23 mijë e 795, Artan Behrami 23 mijë e 241, Elmi Reçica 23 mijë e 163 dhe Ferat Shala që ka marrë 22 mijë e 984 vota.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, PDK-ja do të ketë 25 deputetë.