Këto fakte rreth alkoolit do ju “bien në kokë!”

Welcome to Kosova Today

Verërat e mira, birra artizanale, kokteile dhe shampanjë të bëra nga murgjit francezë konsiderohen nga shumë njerëz si plotësues i një shoqërie të mirë dhe një kuzhine të mirë. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë është se alkooli shkakton kancer. Jürgen Rehm, PhD, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve Sociale dhe Epidemiologjike në Qendrën […] The post Këto fakte rreth alkoolit do ju “bien në kokë!” appeared first on Konica.al.

Këto fakte rreth alkoolit do ju “bien në kokë!”

Verërat e mira, birra artizanale, kokteile dhe shampanjë të bëra nga murgjit francezë konsiderohen nga shumë njerëz si plotësues i një shoqërie të mirë dhe një kuzhine të mirë. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë është se alkooli shkakton kancer.

Jürgen Rehm, PhD, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve Sociale dhe Epidemiologjike në Qendrën për Varësinë dhe Shëndetin Mendor në Toronto, Ontario, Kanada deklaron: “Fakti që alkooli është kancerogjen është konfirmuar qartë”.

Profesor Peter Boyle, i cili është kryetar i Institutit të Shëndetit Publik Global në Universitetin e Strathclyde në Lyon Ouest-Ecully, Francë deklaron: “Ky fakt ka qenë i njohur për më shumë se 120-130 vjet më parë, që nga viti 1911 në Mbretërinë e Bashkuar kur kanceri i gojës, dhe kanceri i gjuhës ishte shumë i shprehur tek njerëzit që punonin në industrinë e pijeve me përmbajtje të alkoolit. Është shumë, shumë e qartë”.

Në vitin 1988, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit deklaroi se alkooli ishte një kancerogjen i konfirmuar. Raporti Botëror i Kancerit i publikuar në 2014 theksoi rolin e alkoolit në shkaktimin e kancerit, duke gjetur se alkooli përbën shkakun e rreth 3.5% të vdekjeve nga kanceri (rreth 1 në 30 vdekje nga kanceri) në botë.

Në gusht të vitit 2015, të dhënat u publikuan nga dy studime të mëdha.

Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Studimi i Profesionistëve të Shëndetit konkludoi në: “Rritja e rrezikut për kancerin tek personat që konsumojnë alkool është e rëndësishme edhe kur sasitë e konsumuara janë të vogla dhe më të riskuarat janë gratë krahasuar me burrat. Pra çdo pikë alkooli vret”.

Në një analizë të Shoqatës Evropiane të Kancerit dhe Ushqyerjes i kryer në 10 vende evropiane, përgjatë një periudhe kohore 11-vjeçare konkludoi: “Konsumi i alkoolit është i lidhur dukshëm me rrezikun e kancerit të gjirit; çdo rritje 10-g / ditë në marrjen e alkoolit rrit rrezikun me 4.2%. Nëse jeni diagnostikuar sot me kancer, ka të ngjarë që ekspozimi i alkoolit të fillojë të paktën 15-20 vjet më parë”.

 

The post Këto fakte rreth alkoolit do ju “bien në kokë!” appeared first on Konica.al.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Drejtor Departamentit Sociale Epidemiologjike Qendr Mendor Toronto Ontario Kanada Fakti Profesor Peter Boyle Institutit Publik Global Universitetin Strathclyde Ouest Ecully Franc Mbret Bashkuar Agjencia Kancerit Raporti Studimi Infermier Profesionist Rritja Shoqat Evropiane Ushqyerjes Konsumi Konica

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Drejtor Departamentit Sociale Epidemiologjike Qendr Mendor Toronto Ontario Kanada Fakti Profesor Peter Boyle Institutit Publik Global Universitetin Strathclyde Ouest Ecully Franc Mbret Bashkuar Agjencia Kancerit Raporti Studimi Infermier Profesionist Rritja Shoqat Evropiane Ushqyerjes Konsumi Konica

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online