Këto janë përfitimet e Kosovës si anëtare e OBSH-së

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tanimë infektologu, Ilir Tolaj, ka folur për “Front Online” lidhur me premtimin e partisë në pushtet për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ai shprehet se Kosova ka tentuar të bëhet anëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, por për anëtarësim duhet njohja ndërkombëtare dhe

Këto janë përfitimet e Kosovës si anëtare e OBSH-së


Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tanimë infektologu, Ilir Tolaj, ka folur për “Front Online” lidhur me premtimin e partisë në pushtet për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ai shprehet se Kosova ka tentuar të bëhet anëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, por për anëtarësim duhet njohja ndërkombëtare dhe mbështetje nga shumica e vendeve anëtare të OBSH-së.

“Kosova është përpjekur të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Anëtarësia e plotë në OBSH do të kërkonte njohjen ndërkombëtare dhe mbështetje nga shumica e vendeve anëtare”, shprehet Tolaj.

Tolaj renditi disa përparësi që Kosova mund të përfitonte nga anëtarësimi, duke përfshirë pjesëmarrjen në politikën shëndetësore globale, qasjen në fonde dhe burime për përmirësimin e shëndetit publik, dhe rritjen e njohjes ndërkombëtare.

“1. Pjesëmarrja në politikë shëndetësore: Kosova do të kishte mundësinë të kontribuonte në formimin e politikave dhe strategjive globale për shëndetin.

 

Qasje në fonde dhe burime: Anëtarësia do të mundësonte qasje në financime, burime dhe asistencë teknike për përmirësimin e sistemeve të shëndetit publik.

 

Përmirësimi i shëndetit publik: Kosova do të mund të përfitonte nga eksperiencat dhe rekomandimet e OBSH për menaxhimin e sëmundjeve, krizat shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

 

Rritja e njohjes ndërkombëtare: Anëtarësia do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe do të përforconte lidhjet me vende të tjera.

 

Kolaborim me organizata të tjera: Anëtarët e OBSH shpesh kanë mundësi të colabrojnë me organizata të tjera ndërkombëtare për projektet dhe iniciativa shëndetësore”, deklaroi Tolaj.

 

Megjithatë, ai deklaroi se ky proces është i komplikuar, veçanërisht për shkak të faktit që shumë shtete, përfshirë disa vende të BE-së, ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Për t’u bërë anëtare e OBSH-së, Kosova do të duhet të sigurojë mbështetje nga shumica e vendeve të tjera anëtare, një proces që shpesh është i ndërlikuar ose gati i pamundur politikisht, veçanërisht kur e kemi parasysh qe ne nuk na kane njohur as te gjitha vendet e BE-se”, tha ai.