Këto ushqime s’duhen futur në frigorifer!

Welcome to Kosova Today

Njerëzit e kanë zakon t’i fusin ushqimet në frigorifer. Tekefundit, frigoriferi është i ftohtë dhe i mban ushqimet të freskëta, apo jo? Por, sipas një studimi, disa ushqime bëjnë mirë të qëndrojnë në temperaturën e dhomës. Në të kundërt, kur mbahen brenda në frigorifer, humbasin shijen, prishen më shpejt dhe ka raste që ndikon në […] The post Këto ushqime s’duhen futur në frigorifer! appeared first on Konica.al.

Këto ushqime s’duhen futur në frigorifer!

Njerëzit e kanë zakon t’i fusin ushqimet në frigorifer. Tekefundit, frigoriferi është i ftohtë dhe i mban ushqimet të freskëta, apo jo?

Por, sipas një studimi, disa ushqime bëjnë mirë të qëndrojnë në temperaturën e dhomës. Në të kundërt, kur mbahen brenda në frigorifer, humbasin shijen, prishen më shpejt dhe ka raste që ndikon në rritjen bakteriale, sepse nuk u bën mirë i ftohti.

Ja cilat janë këto ushqime:

Avokadot: Temperatura e ftohtë ngadalëson procesin e pjekjes dhe mund të ndikojnë negativisht në teksturë.

Borzilokun: Temperatura e ftohtë bën që borziloku të vyshket. Bimët e buta duhet të trajtohen si lulet, pasi priten, duhet të ruhen në një gotë me ujë.

Kastravecat: Temperatura e ftohtë i zbut.

Djathin e fortë: Bazuar në Departamentin e Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara, djathi si parmixhano, nuk e ka të nevojshme mbajtjen në frigorifer. Përkundrazi, duhet të ruhet në një enë hermetike, në një vend të freskët dhe të errët, ndonëse do të zgjasë më shumë nëse ruhet në frigorifer.

Manaferrat: Temperatura e ftohtë bën që manaferrat të humbasin shijen dhe strukturën. Duhet t’i lini në temperaturën e dhomës dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.

Mangot: Temperatura e ftohtë ngadalëson pjekjen. Duhet ta lini në temperaturën e dhomës derisa të jetë gati për t’u ngrënë.

Qepët dhe hudhrat: Duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Nëse i fusni në frigorifer, do të zbuten dhe do t’u rriten bakteret.

Domatet: Temperatura e ftohtë ndikon negativisht në procesin e pjekjes dhe shijes. Dëmton enzimat e domates dhe redukton lëngun.

The post Këto ushqime s’duhen futur në frigorifer! appeared first on Konica.al.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Tekefundit Avokadot Temperatura Borzilokun Kastravecat Djathin Bazuar Departamentin Agrikultur Shteteve Bashkuara Manaferrat Duhet Mangot Domatet Konica

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Tekefundit Avokadot Temperatura Borzilokun Kastravecat Djathin Bazuar Departamentin Agrikultur Shteteve Bashkuara Manaferrat Duhet Mangot Domatet Konica

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online