Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj kundër koalicioneve me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) po has në kundërshtime. Ajo në Tv Dukagjini ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj saj nga figura të ndryshme politike, duke
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj kundër koalicioneve me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) po has në kundërshtime.
Ajo në Tv Dukagjini ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj saj nga figura të ndryshme politike, duke përfshirë ish-ministrin Agim Veliu, duke thënë se sulmet ndaj saj kanë filluar që nga momenti kur ajo iu bashkua LDK-së nga lista e Vjosa Osmanit në vitin 2022.
“Është për keqardhje që gjuha që po përdor z. Veliu është ajo që është ushqyer ndaj meje që nga gushti dhe shtatori i vitit 2022, kur për bindjet e mia të djathta politike u bashkova me LDK-në,” ka deklaruar Kica-Xhelili. Ajo ka theksuar se nuk i detyrohet askujt, përveç elektoratit të LDK-së.“Janë disa opinionistë në televizione të tjera, të cilët gjithmonë flasin në emrin tim, pa më njohur fare, pa ditur madje fare as çfarë bagazhi politik e profesional kam, sepse shoh nga mënyra se si flasin, sepse u mungon plotësisht informacioni që më duket se po i pengon qëndrimi im që mos të hyjmë në koalicion as me Lëvizjen Vetëvendosje e as me Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Sulmet ndaj meje nuk ndodhin për shkak të ndonjë vendimi të vitit 2022, por për qëndrimet e mia politike. Por unë përgjigjem vetëm para elektoratit të LDK-së. Kushdo që dëshiron që unë t’i përulem, le ta votojë LDK-në në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ajo.
Kica-Xhelili ka përmendur se LDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj paraelektorale dhe nuk do të bëjë kalkulime politike për interesa afatshkurtra.
“Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Qëndrojmë për qëndrimet tona dhe i qëndrojmë besnik atyre. Më vjen keq që dikush brenda LDK-së bie pre e propagandës dhe madje e thotë publikisht,” ka deklaruar ndër të tjera ajo.
https://youtu.be/epZzq3jF3ek