Kim Jong Un bën thirrje për ndërtimin e një ushtrie moderne

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë për të qenë gati për një luftë të mundshme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Gjatë një vizite në Akademinë Ushtarake Kang Kon, Kim kritikoi menaxhimin e dobët dhe gjendjen e objekteve arsimore, duke thënë se shkolla nuk [...]Read More...

Kim Jong Un bën thirrje për ndërtimin e një ushtrie moderne

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë për të qenë gati për një luftë të mundshme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Gjatë një vizite në Akademinë Ushtarake Kang Kon, Kim kritikoi menaxhimin e dobët dhe gjendjen e objekteve arsimore, duke thënë se shkolla nuk po përmbushte objektivat e partisë në pushtet për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe të fuqishme.

Ai urdhëroi rinovimin e akademisë dhe përmirësimin e programeve arsimore me fokus në trajnimin praktik, duke përfshirë zotërimin e armëve moderne dhe teknologjisë ushtarake, raporton Reuters./abcnews.al