Kim Kardashian dhe Odell Beckham thuhet se janë ndarë

Welcome to Kosova Today

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. u përgojuan për një romancë të mundshme në shtator të vitit 2023. Më vonë u panë në ‘Super Bowl’ në vitin 2024 dhe festën pas çmimeve ‘Oscar’. Kim Kardashian nuk po del më me futbollistin thuhet në një pjesë të medjave. Me sa duket, romancës së tyre i ka […]

Kim Kardashian dhe Odell Beckham thuhet se janë ndarë

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. u përgojuan për një romancë të mundshme në shtator të vitit 2023. Më vonë u panë në ‘Super Bowl’ në vitin 2024 dhe festën pas çmimeve ‘Oscar’.

Kim Kardashian nuk po del më me futbollistin thuhet në një pjesë të medjave.
Me sa duket, romancës së tyre i ka ardhur fundi pasi u lidhën për herë të parë në shtator të vitit 2023. Në atë kohë, ylli Kardashian filloi të shoqërohej shpesh me futbollistin, i cili ka një djalë 2-vjeçar, Zydn Beckham, me ish-in e tij Lauren Wood.

‘Kim and Odell janë shokë dhe kanë shumë miq të përbashkët, – tha një burim për ‘E! News’ në shtator. Ajo nuk po del me asnjë për momentin, por është e hapur të gjejë dashurinë sërish, nëse takon njeriun e duhur.

Ndërsa zemra e Kimit është e hapur për të gjetur dashurinë, prioritet ka fëmijët e saj me ish-bashkëshortin Kanye West: North, 10, Saint, 8, Chicago, 6, and Psalm, 4. Burimi theksoi se, për momentin prioriteti i saj janë fëmijët dhe biznesi.

Kim, 43-vjeçare, dhe Odell, 31-vjeçar, po afroheshin edhe më shumë në muajt në vazhdim: Manjati i SKIMS mori pjesë në 31-vjetorin e tij në nëntor, veshur me fustan lëkure të zezë, pa mëngë. Ajo festoi në Nju Jork me Emily Ratajkowski, Ashley Graham dhe Lala Anthony.

Në shkurt, u duk se dyshja e ktheu ‘Super Bowl’ në një takim romantik. Ata u panë së bashku në hollin e hotelit ‘Wynn në Las Vegas’ vetëm një ditë para ndeshjes së madhe.  Gjithashtu, u panë në mars, në festën pas çmimeve ‘Oscar’ të ‘Vanity Fair’ në Los Anxhelos.
Pas divorcit, Kim është shprehur se kërkon dikë moskokëçarës në jetën e saj.

‘E kam thënë edhe më parë, ndoshta duhet të provoj të dal me një doktor ose shkencëtar ose diçka të tillë, – tha në ‘Live with Kelly and Ryan’, në vitin 2022. – Dhe, shumë avokatë, shkencëtarë dhe mjekë kanë treguar interes, por nuk jam ende gati.’

Linku:

Burimi i fotos:

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kardashian Odell Beckham Super Oscar Lauren Kimit Kanye North Saint Chicago Psalm Burimi Manjati SKIMS Emily Ratajkowski Ashley Graham Anthony Vegas Gjithashtu Vanity Anxhelos Kelly Linku

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kardashian Odell Beckham Super Oscar Lauren Kimit Kanye North Saint Chicago Psalm Burimi Manjati SKIMS Emily Ratajkowski Ashley Graham Anthony Vegas Gjithashtu Vanity Anxhelos Kelly Linku

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online