Kim Kardashian, vijon të mbetet inspirim i stilit të veshjes për Bianca Censor-in

Welcome to Kosova Today

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, përdori ish partneren e burrit të saj, Kim Kardashian si frymëzim të stilit të veshjes edhe një herë. Censori u shfaq në publik e veshur me një fustan të bardhë të veshur nga ylli i “The Kardashians” kohë më parë. Bianca, 29 vjeçe, iu bashkua rep artistit, 46 vjeç, […] The post Kim Kardashian, vijon të mbetet inspirim i stilit të veshjes për Bianca Censor-in appeared first on Albanian Post.

Kim Kardashian, vijon të mbetet inspirim i stilit të veshjes për Bianca Censor-in

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, përdori ish partneren e burrit të saj, Kim Kardashian si frymëzim të stilit të veshjes edhe një herë.

Censori u shfaq në publik e veshur me një fustan të bardhë të veshur nga ylli i “The Kardashians” kohë më parë.

Bianca, 29 vjeçe, iu bashkua rep artistit, 46 vjeç, teksa morën pjesë në festën e ditëlindjes së Ty Dolla $ign në West Hollywood të mërkurën e 10 prillit në mbrëmje.

Arkitektja, e cila po komentohet pafund për stilin e saj të veshjes, dukej edhe një herë jashtëzakonisht e ngjashme me themeluesen e “SKIMS”.

Bianca Censori, Kanye West.

Kim kishte veshur një pamje pothuajse identike në festën e ditëlindjes së saj të 34-të 10 vjet më parë.

Ajo e veshi fustanin e bardhë disa muaj pasi u martua me Kanye në mars të vitit 2014 në një ceremoni luksoze italiane.

Kim-it iu bashkua bashkëshorti i saj i atëhershëm Kanye dhe një grup miqsh dhe familjarësh të zgjedhur posaçërisht në klubin e natës “TAO” në Las Vegas.

Gjatë mbrëmjes, Kim, e cila ndan katër fëmijë me Kanye West, iu prezantua një tortë ku shkruhej “Mrs West” .

Kim Kardashian, Kanye West.

Gjithsesi, muajin e kaluar, Bianca mahniti shikuesit teksa doli në Los Anxhelos e veshur me një pamje të egër të frymëzuar po ashtu nga Kim.

Bianca ka nxitur shumë reagime me zgjedhjet e saj të jashtëzakonshme të garderobës gjatë vitit të kaluar, ashtu si edhe këtë vit.

Dizajneri i modës Kanye besohet gjerësisht se qëndron pas të gjitha pamjeve të fundit dhe kontroverse të bukuroshes së lindur në Melburn.

Çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në janar të vitit 2023, vetëm disa muaj pasi u finalizua divorci i tij.

Dyshja u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në janar, rreth dy muaj pasi u finalizua divorci i rep artistit me Kardashian.

Mirëpo, ligjshmëria e bashkimit është në pikëpyetje, pasi nuk kanë bërë çertifikatë martese.

Ndryshe, Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021 pas gjashtë vitesh martesë.

Ish-çifti ka katër fëmijë së bashku – North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Gjatë gjithë romancës së tyre të gjatë, Kanye e quajti Kim “muzën” e tij dhe ai ndikoi shumë në zgjedhjet e saj të modës.

The post Kim Kardashian, vijon të mbetet inspirim i stilit të veshjes për Bianca Censor-in appeared first on Albanian Post.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gruaja Kanye Bianca Censori Kardashian Kardashians Dolla Hollywood Arkitektja SKIMS Pamja Vegas Gjithsesi Anxhelos Dizajneri Melburn Dyshja Beverly Hills Ndryshe North Saint Chicago Psalm Censor Albanian

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gruaja Kanye Bianca Censori Kardashian Kardashians Dolla Hollywood Arkitektja SKIMS Pamja Vegas Gjithsesi Anxhelos Dizajneri Melburn Dyshja Beverly Hills Ndryshe North Saint Chicago Psalm Censor Albanian

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online