Kina “hakmarrëse” ndaj SHBA/ Kufizime të mëtejshme për subjektet tregtare amerikane
Kina ka marrë masa të tjera “hakmarrëse” ndaj SHBA, duke vensour një sërë masash kufizuese për subjektet amerikane. Ndërsa masat e mëparshme ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj tarifave të SHBA-së, Kina thotë se këto hapa të fundit janë të lidhura me shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe çështjen e Tajvanit. Kontrolli i eksportit: Kina thotë [...]Read More...

Kina ka marrë masa të tjera “hakmarrëse” ndaj SHBA, duke vensour një sërë masash kufizuese për subjektet amerikane.
Ndërsa masat e mëparshme ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj tarifave të SHBA-së, Kina thotë se këto hapa të fundit janë të lidhura me shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe çështjen e Tajvanit.
Kontrolli i eksportit: Kina thotë se ka shtuar 16 entitete amerikane në listën e saj të “kontrollit të eksportit”, duke pretenduar se ata kanë sjellje që mund të rrezikojnë sigurinë dhe interesat kombëtare të Kinës. Ky veprim ndalon eksportimin e artikujve me përdorim të dyfishtë, mallra, softuer dhe teknologji që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për ato ushtarake, në ato subjekte.
Subjekte jo të besueshme: Pekini thotë gjithashtu se ka vendosur 11 subjekte të huaja në listën e tij të entiteteve jo të besueshme, gjë që e lejon atë të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër tyre. Ministria e Tregtisë thotë se këto kompani janë angazhuar në të ashtuquajturin bashkëpunim ushtarak dhe teknik me Tajvanin.
Pezullimi i importit: Kina gjithashtu ka pezulluar kualifikimet e eksportit të gjashtë kompanive amerikane, duke përmendur shqetësimet e sigurisë ushqimore./abcnews.al