Klajdi Musablliu rrëfen se ka qënë i dashuruar me Elvana Gjatën. Rozana dhe Gjesti e pyesin për detaje
Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.Ata u dënuan për shkak të prishjes së rregullave. Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, […]

Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.Ata u dënuan për shkak të prishjes së rregullave.
Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata, teksa kanë qenë bashkë në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.
Ndonse Rozana dhe Gjesti e kanë pyetur për më tepër detaje.
Kujtojmë se Klajdi, Rozana, G-Bani dhe Gjesti janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së shtunës.